NATO anulon samitin e planifikuar në Tiranë, Rutte: Aleanca është fleksibile

16 Nov 2026 • 18:03
Shpërndaje:

NATO ka anuluar samitin e liderëve të vendeve anëtare, i cili ishte planifikuar të zhvillohej vitin e ardhshëm në Tiranë, sipas një raportimi të agjencisë Associated Press.

Vendimi vjen në një periudhë mosmarrëveshjesh mes aleatëve për çështje të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare, përfshirë shpenzimet për mbrojtjen, situatën në Iran dhe luftën në Ukrainë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në një intervistë për Associated Press, ka minimizuar rëndësinë e anulimit, duke theksuar se Aleanca ruan fleksibilitet në organizimin e takimeve të nivelit të lartë.

Reklamë Ola

Sipas tij, NATO do të organizojë një takim të udhëheqësve të 32 vendeve anëtare “kur të jetë e nevojshme”.

Reduktohen edhe takimet ministrore

Reklamë InterMedika

Përveç samitit të liderëve, mediat ndërkombëtare raportojnë se NATO po redukton edhe disa takime në nivel ministror.

Mes tyre përmendet takimi vjetor i ministrave të Mbrojtjes, i cili tradicionalisht është zhvilluar gjatë muajit tetor.

Raportimi për anulimin e samitit në Tiranë vjen në një kohë kur Aleanca po përballet me diskutime të brendshme mbi financimin e mbrojtjes dhe koordinimin e qëndrimeve ndaj krizave ndërkombëtare.

Në informacionin e publikuar nuk jepen hollësi mbi një datë të re të mundshme për organizimin e samitit në Shqipëri.