×
Wednesday, December 11, 2024

Muzetë e Krujës, të hapur për vizitorët pas tërmetit

December 9, 2019


Siguria e kalasë së Krujës mblodhi dje në një takim me ministren e Kulturës, Elva Margariti, inxhinierë, gjeologë, projektues e zbatues, për të diskutuar mbi dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Si pasojë e tërmetit shkëmbi nën kullën e sahatit rrezikon të shembet dhe për këtë arsye qytetarët nuk lejohen të kalojnë pranë tij.

Ministrja Margariti theksoi se “dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit na vënë përpara nevojës së një ndërhyrjeje urgjente, që të mund të shpëtojmë një nga monumentet më simbolike të vendit tonë”. “Pas matjeve gjeologjike jemi në fazën e hartimit të projektit. U jam falënderuese për gatishmërinë profesionistëve Luljeta Bozo, Gëzim Struga, Besnik Pelingi e Mentor Malaj”, shprehet Margariti.

Ndërkohë sipas ministrisë së Kulturës, muzetë e Krujës janë të hapura për vizitorët, ndërsa për shkak të rrezikshmërisë që paraqet nga dëmtimi i shkaktuar nga tërmeti vijon të jetë rreptësisht e ndaluar që qytetarët të kalojnë pranë shkëmbit në kullën e sahatit

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments