×
Monday, September 26, 2022

Mutacioni i COVID-19, reagon OBSH: Nuk është më vdekjeprurës, por duhet frenuar

December 21, 2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nuk ka prova që të sugjerojnë se mutacioni i Covid-19 shkakton vde kshmëri më të lartë apo simptoma më të rënda. Mutacioni u zbulua fillimisht në juglindje të Anglisë e më pas raste u konfirmuan edhe në Danimarkë, Holandë dhe Australi, siç bëri të ditur zyrtarja e lartë e OBSH, Maria Van Kerkhove. “Nuk ka të dhëna që të sugjerojnë ndryshim të sjelljes së virusit, por megjithatë studime të mëtejshme po kryhen”, u shpreh Van Kerkhove.

Të dhënat paraprake sugjerojnë se varianti i ri, i shfaqur fillimisht në shtator në Britaninë e Madhe, përhapet më shpejt nga personi në person dhe mund të ndikojë tek saktësia e disa testeve diagnostikuese. Zyrtarja e OBSH u kërkon shteteve të marrin të gjitha masat e mundshme për të parandaluar përhapjen e virusit dhe thotë se sa më shumë të zgjasë pandemia aq më madhe do të jetë mundësia e mutacioneve.

Ekspertët besojnë se mutacioni ka ndodhur tek ndonjë pacient me sistem të dobësuar imunitar që nuk ka arritur të mposhtë virusin. Mutacionet ndodhin gjatë gjithë kohës, por ky që po alarmon autoritetet po përhapet shumë shpejt dhe rrezikon të bëhet forma mbizotëruese e virusit. Edhe pse nuk ka të dhëna që të sugjerojnë se është më vde kjeprurës, duke qenë më infektues ai mund të çojë në më shumë njerëz që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments