Miliarderi Elon Musk ka reaguar me ironi ndaj rezultatit të zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, ku demokratët siguruan kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit.
Përmes një postimi në platformën X, Musk shkroi: “Duket se lazerët e mi hapësinorë për të ndërhyrë në zgjedhje nuk funksionuan këtë herë”, duke e shoqëruar mesazhin me një emoji që ngre supet.
Pak më herët, pronari i platformës kishte publikuar një tjetër mesazh: “Qendrat e të dhënave në hapësirë duken mjaft tërheqëse në këtë moment”.
Musk nuk dha shpjegime të mëtejshme për këtë deklaratë dhe nuk është e qartë nëse ajo lidhej me rezultatin zgjedhor. Dy postimet u publikuan në një interval të shkurtër kohor, ndërsa mediat amerikane po transmetonin projeksionet për humbjen e republikanëve.
Reagimi i tij erdhi pas fitores së demokratëve në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve, një rezultat që ndryshon balancat politike në Uashington për dy vitet e mbetura të mandatit të presidentit Donald Trump.


