Morawiecki: Rusia duhet goditur me “sanksione reale”
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki ka bërë thrrje për një shtrëngim të mëtejshëm të sanksioneve të BE-së që shënjestrojnë Rusinë, duke thënë se masat e marra deri më tani nuk janë të mjaftueshme.
Kryeministri Morawiecki u takua sot me presidenten e Parlamentit të BE-së Roberta Metsola në një qendër pritjeje për refugjatët që ikin nga lufta në Ukrainë, pranë Varshavës.
Politikani nacionalist konservator vuri në dukje se kursi i këmbimit të rublës ruse ishte rikthyer në nivelin që kishte përpara sulmit në Ukrainë, një tregues që Moska po i shmangej ndëshkimit.
“Kjo do të thotë se të gjitha masat ekonomike, mikroekonomike, makroekonomike, financiare, buxhetore dhe monetare nuk kanë funksionuar siç do të donin disa politikanë”, tha Morawiecki.
Morawiecki tha se zyrtarët në disa vende të BE-së kane shprehur mundësine për të rivendosur marrëdhëniet e tyre me Rusinë në gjendjen e paraluftës.
“Nuk do të ketë një rikthim në normalitet për sa kohë që sovraniteti i Ukrainës kërcënohet”, tha Morawiecki ndërsa bëri thirrje për vendosjen e “sanksioneve reale” ndaj Rusisë.