×
Wednesday, August 10, 2022

Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Dean Çelaj prezantojnë platformën Akademi.al: 900 leksione online falas për nxënësit nga klasa e 6-12

March 12, 2020

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka prezantuar platformën Akademi.al, në të cilën nxënësit do të kenë mundësi të marrin mësimet online gjatë kohës që do jenë në shtëpi për shkak të Koronavirusit.

Platforma unike Akademi.al është krijuar dhe financuar nga 23 vjecari, Dean Çelaj dhe sëbashku me qeverinë Shqiptare mundëson ofrimin e mesimdhënies online falas për të githë nxënësit nga shtëpia.

Në këto ditë të vështira për Shqipërine, ku dhe është pezulluar për dy javë sistemi arsimor, platforma Akademi.al është nje zgjidhje e shkëlqyer për të gjithë nxënësit nga klasa e 6 deri në klasën e 12. Gjithashtu vijon puna për të pasuruar sitemin për të gjitha klasat dhe për lëndë të tjera mësimore.

Gjatë fjalës së saj ministrja e Arsimit, Besa Shahini teksa prezantoi platformën sëbashku me 23 vjeçarin Dean Çelaj tha se tashmë 900 leksione në matematikë dhe shkenca, për klasat 6-12 do të mund ti gjeni në platformën mësimore Akademi.al falas.

Ministrja Shahini i bëri thirrje të gjithë nxënësve të regjistrohen sa më parë në këtë pëatfomrë online dhe të aksesojnë leksionet falas nga shtëpia.

“Jam e lumtur të prezantoj Dean Çelaj, i cili e vuri platformën në dispozicion të të gjithë nxënësve pa pagesë. Tani, në bashkëpunim me Ministrinsë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Akademi.al do të pasurohet me video-leksione të tjera për lëndët dhe klasat që mungojnë”, deklaroi ministrja Shahini.

Nihmën më të madhe për gjithë fëmijët që nuk mund te vazhdojne shkollën e dha studenti ekselent i universitetit UCL në Londër i laureuar me First Clas këtë vit, Dean Çelaj.

Dean Çelaj

Platformën unike të mesimdhënies online të krijuar prej tij, Çela e vendosi në dispozicion falas për të gjitha familjeve Shqiptare.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments