×
Thursday, May 28, 2026

Ministri i Jashtëm i Ukrainës vlerëson qëndrimin e Shqipërisë: Mbështetje e palëkundur për paqen dhe drejtësinë

May 28, 2026


Ministri i Jashtëm i Ukrainës e ka publikuar një reagim ku vlerëson qëndrimin e Shqipërisë ndaj zhvillimeve të fundit, duke ndarë edhe mesazhin e ministrit shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha.

Përmes një deklarate publike, Andrii Sybiha shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit ndërkombëtar në përballje me sfidat aktuale.

“Ne e vlerësojmë qëndrimin parimor dhe të fortë të Shqipërisë. Kërcënimet ndaj diplomatëve dhe civilëve vetëm sa e ekspozojnë më tej shpërfilljen e Rusisë për përpjekjet e paqes. Ukraina vlerëson solidaritetin dhe mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë. Së bashku, ne qëndrojmë për paqen, sigurinë dhe drejtësinë”, thuhet në mesazhin e ministrit ukrainas.

Reagimi vjen në një moment të tensionuar ndërkombëtar, ku mbështetja e vendeve partnere ndaj Ukrainës mbetet një element kyç në përpjekjet për stabilitet dhe siguri në rajon.




Comments are closed.