×
Thursday, May 28, 2026

OKB përfshin Izraelin në “listën e zezë” për dhunë seksuale në konflikte, reagim i ashpër nga Tel Avivi

May 28, 2026


Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka përfshirë Izraelin në një “listë të zezë” të autorëve të dhunës seksuale në zonat e konfliktit, sipas deklaratës së ambasadorit izraelit në OKB,.

Diplomati izraelit e bëri të ditur vendimin përmes një reagimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar atë si një vendim me motive politike dhe të shkëputur nga realiteti në terren.

“Ky është një vendim politik, i shkëputur nga faktet dhe realiteti”, u shpreh Danon, duke shtuar se Izraeli ka paraqitur prova për të kundërshtuar raportet përkatëse të OKB-së.

Sipas mediave izraelite, në këtë listë janë përfshirë Shërbimi i Burgjeve të Izraelit si dhe agjenci të tjera qeveritare, çka përbën një zhvillim të ndjeshëm në raportet mes Izraelit dhe organizatës ndërkombëtare.

Ndërkohë, media ndërkombëtare si Al Jazeera dhe The New York Times kanë raportuar më herët për akuza mbi dhunë seksuale dhe abuzime ndaj palestinezëve nga forcat izraelite, duke pretenduar se raste të tilla janë shtuar që prej nisjes së luftës në Gaza.

Deri në këto momente, OKB-ja nuk ka publikuar një njoftim zyrtar të plotë mbi përmbajtjen e listës apo subjektet e përfshira në të, ndërsa pritet që detaje të mëtejshme të bëhen publike në ditët në vijim.

Zhvillimi pritet të shtojë më tej tensionet diplomatike dhe debatin ndërkombëtar mbi përgjegjësinë për shkeljet e të drejtave të njeriut në zonat e konfliktit.




Comments are closed.