×
Thursday, May 28, 2026

BE përballet me dilemën: dialog me Rusinë, por pa një strategji të qartë

May 28, 2026


Bashkimi Evropian po përballet me një debat të ri strategjik mbi mundësinë e rifillimit të kontakteve me Moskën, në një kohë kur vëmendja e SHBA-ve është përqendruar tek tensionet me Iranin dhe lufta në Ukrainë vazhdon pa zgjidhje të afërt.

Çështja është në qendër të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së që po zhvillohet në Qipro, ku diskutohet nëse dhe si duhet të angazhohet Evropa në një dialog të mundshëm me Rusinë.

Shefja e diplomacisë evropiane,, theksoi se përpara çdo hapi drejt dialogut, vendet anëtare duhet të bien dakord për një qasje të përbashkët.

“Para se të flasim me rusët, së pari duhet të biem dakord midis nesh për çështjet për të cilat duam të flasim me ta”, deklaroi ajo.

Kallas paralajmëroi gjithashtu se BE-ja nuk duhet të përqendrohet në debatin se kush do ta përfaqësojë Evropën në negociata, duke e cilësuar këtë si një “kurth” të mundshëm të Rusisë.

“Negociatat janë gjithmonë një përpjekje ekipore. Tema është shumë më e rëndësishme sesa kush”, u shpreh ajo.

Debati është intensifikuar ndërsa përpjekjet e ndërmjetësimit nga SHBA kanë ngecur, dhe fokusi i presidentit amerikan është zhvendosur drejt Lindjes së Mesme.

Nga ana tjetër, ka kërkuar një rol më aktiv të Evropës në procesin e negociatave, duke theksuar rëndësinë e një pranie të fortë evropiane në tryezën e bisedimeve.

Ndërkohë, presidenti rus ka sinjalizuar hapje për dialog, duke sugjeruar madje ish-kancelarin gjerman si ndërmjetës – një ide që është refuzuar menjëherë nga vendet e BE-së.

Në këtë klimë pasigurie, Brukseli thekson se prioritet mbetet ushtrimi i presionit ndaj Moskës për ta detyruar të hyjë në negociata me mirëbesim, ndërsa mbetet e paqartë nëse dhe kur mund të hapet një kanal i ri dialogu.




Comments are closed.