×
E martë, 24 Nëntor, 2020

Mike Pompeo në Forumin kundër Antisemitizmit: Zoti e bekoftë Shqipërinë, shpëtuan hebrenjtë nga nazistët

28 Tetor, 2020

Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, dha mesazhin e tij në Forumin e Antisemitizmit, që po zhvillohet këtë pasdite në Tiranë. Teksa falënderoi Shqipërinë dhe popullin shqiptar, Pompeo tha se pas luf tës dhe holokaustit ata ofruan një ndihmë të rrallë për hebrenjtë, duke i shpëtuar nga nazizmi.

“Kam kënaqësinë të bashkohem me ju në këtë forum. Shqipëria është një mik i madh i SHBA. Pas luf tës dhe holokaustit ishte vendi që ofroi një ndihmë të rrallë për hebrenjtë. Shqiptarët ishin streha për hebrenjtë, për t’i shpëtuar nazizmit. Ju shpëtuat jetë dhe iu dhatë edhe dokumente false për t’i shpëtuar. Nder për Shqipërinë dhe trashëgimin e saj e tolerancën e saj. Ashtu siç reflektohet nga ky Kuvend që bashkon përpjekjet për të luftuar antisemitizmit.

Ne jemi këtu për të ngritur zërin kundër antisemitizmit. Së pari duhet ta identifikojmë këtë kërc ënim dhe të gjejmë mënyrat për ta luftuar. Duhet të ketë një fushë të barabartë për të gjitha shtetet. Kemi parë një përhapje të antisemitizmit dhe kjo është shqetësuese. Le të garantojmë sigurinë e çdo personi, që ne të jetojmë krah për krah. Ju falënderoj shumë për këtë punë të shkëlqyer. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Pompeo në mesazhin e tij.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për