Metsola: 12 vende synojnë anëtarësimin në BE, Evropa përballet me sfida globale
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, deklaroi se ekziston një interes i lartë nga shumë vende për t’u bërë pjesë e Bashkimi Evropian, duke theksuar se aktualisht janë 12 shtete që synojnë anëtarësimin.
Ajo nënvizoi se kjo prirje vjen në një moment të vështirë global, ku sipas saj, marrëdhëniet ndërkombëtare janë bërë më të paqëndrueshme dhe të paparashikueshme.
“Jemi në një kontekst me një paparashikueshmëri shumë të madhe; në nivel botëror është e vështirë të gjesh miq. Duket ironike, por ky është realiteti”, u shpreh Metsola.
Duke folur për zgjerimin e BE-së, ajo përmendi edhe zhvillimet në Islanda, e cila sipas saj ka organizuar një referendum për anëtarësim gjatë këtij viti.
Metsola u ndal gjithashtu te situata në Britania e Madhe pas Brexit, duke e cilësuar procesin si të dhimbshëm dhe me pasoja të ndjeshme.
“Ajo tashmë ka një qeveri që e kupton se është e nevojshme t’i afrohet Evropës dhe se kjo është ajo që duan të rinjtë”, shtoi ajo.
Deklaratat e Metsolës vijnë në një kohë kur Bashkimi Evropian po përballet me sfida të shumta gjeopolitike, ndërsa interesi për zgjerim mbetet i lartë nga vendet aspirante.







