Merkel: Marrëveshja post Brexit me rëndësi historike
December 24, 2020
Kancelarja gjermane Angela Merkel e vlerësoi sot marrëveshjen BE-BM të tregtisë së lirë postBrexit si historike.
“Me këtë marrëveshje ne po krijojmë bazën për një kapitull të ri në marrëdhëniet tona”, theksoi ajo.
“Britania e Madhe do të vazhdojë të jetë një partner i rëndësishëm për Gjermaninë dhe për Bashkimin Europian edhe jashtë Bashkimit Europian”.
“Marrëveshja është me rëndësi historike”, shtoi kancelarja Angela Merkel.
Eunews.al
Ndiqe
0 Comments







