×
Wednesday, May 6, 2026

Meloni paralajmëron për rrezikun e “deepfake”-eve: Mund të mashtrojnë dhe të dëmtojnë këdo

May 6, 2026


Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka dënuar publikisht imazhet e rreme të krijuara me inteligjencë artificiale që po qarkullojnë në rrjetet sociale, duke i cilësuar ato si një rrezik serioz për manipulimin e opinionit publik.

Në një reagim në rrjetet sociale, Giorgia Meloni tha se në ditët e fundit kanë qarkulluar foto të saj të gjeneruara me AI dhe të paraqitura si reale, përfshirë edhe një imazh të manipuluar që e paraqet në mënyrë të pavërtetë.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm me informacionet që konsumojnë online, duke theksuar rëndësinë e verifikimit përpara se të besojnë apo të shpërndajnë përmbajtje të tilla.

“Kjo është arsyeja pse një rregull duhet të zbatohet gjithmonë – verifiko përpara se të besosh dhe beso përpara se të shpërndash. Sepse sot më ndodh mua, nesër mund t’i ndodhë kujtdo,” u shpreh ajo.

Kryeministrja italiane theksoi se të ashtuquajturat “deepfake” përbëjnë një mjet të rrezikshëm, pasi mund të përdoren për të mashtruar, manipuluar dhe ndikuar opinionin publik në mënyrë të gjerë.

Deepfake është një teknologji e inteligjencës artificiale që lejon krijimin ose manipulimin e videove, fotove dhe audios, duke i bërë ato të duken reale edhe kur nuk janë.




Comments are closed.