Mbante maskë me vrima dhe tallej me COVID-19, shtrohet në spital deputeti gjerman
December 17, 2020



Deputeti gjerman Thomas Seitz ndodhet në një gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u infektua me koronavirus.
Tre javë më parë ai ishte tallur në Parlamentin gjerman duke vendosur një maskë portokalli me vrima.
Për muaj të tërë ai e mohoi koronavirusin dhe doli kundër masave të vendosura nga kancelarja Angela Merkel për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Tashmë deputeti gjerman ka përfunduar në spital, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, shkruajnë mediat gjermane.
Një pjesëtar i partisë së Merkel i ka përcjellë një mesazh ironik: “Shërohu shpejt. Shpresojmë që pas rikuperimit tuaj të plotë të ndaloni propagandën kundër masave për të përmbajtur pandeminë”.
Eunews.al


Ndiqe
0 Comments