×
Monday, June 15, 2026

Marrëveshja SHBA-Iran, kjo është deklarata e plotë e kryeministrit pakistanez

June 15, 2026


Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Kjo është deklarata e plotë e tij:

Pas bisedimeve intensive, jemi të lumtur të njoftojmë se është arritur Marrëveshja e Paqes midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Të dyja palët kanë deklaruar ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, raporton BBC.

Ceremonia zyrtare e nënshkrimit do të jetë të premten, më 19 qershor, në Zvicër. Ne dëshirojmë të falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranin për angazhimin e tyre për të gjetur një zgjidhje diplomatike për konfliktin.

Gjithashtu, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për vëllezërit tanë në këtë përpjekje ndërmjetësimi, udhëheqjen e shkëlqyer të Shtetit të Katarit, për mbështetjen e tyre në arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Do të falënderoja gjithashtu në mënyrë të veçantë udhëheqjen vizionare të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Republikës së Turqisë për kontributet e tyre të jashtëzakonshme në këtë drejtim.

Me marrëveshjen që është arritur tashmë, ndërmjetësit do të lehtësojnë një sërë takimesh këtë javë.

Këto diskutime para-zbatimit do të hedhin themelet për bisedimet teknike dhe ceremoninë zyrtare të nënshkrimit.




Comments are closed.