×
Thursday, September 28, 2023

Marrëveshja franko-gjermane, 500 miliardë euro shtesë për ekonomitë e dëmtuara nga kriza

May 19, 2020



Franca dhe Gjermania kanë njoftuar se po propozojnë krijimin e një fondi të rimëkëmbjes prej 500 miliardë euro (543 miliardë dollarë) për të ofruar grante për shtetet anëtare evropiane dhe rajonet e goditura më rëndë nga pandemia e COVID-19.

Në fjalën e tij presidenti francez do ta quante një lëvizje të tillë si një hap të madh përpara. Z. Macron dhe znj. Merkel vazhduan fjalën e tyre duke thënë se ata po propozonin gjithashtu që Komisioni Evropian të huazojë para në tregjet financiare, duke respektuar në të njëjtën kohë edhe traktatet e BE-së.

“Për herë të parë së bashku, ajo që ne po propozojmë – Gjermania dhe Franca së bashku – për 27 shtetet anëtare (të Bashkimit Evropian) është pjesërisht të vendosim së bashku për të ngritur një borxh të përbashkët në tregje dhe për t’i përdorur këto 500 miliardë euro, një borxh që do të shlyhet siç thuhet nga zonja Kancelare (Angela Merkel), për të sjellë financime që do të përqendrohen në sektorët në përparësi dhe rajonet që janë ndikuar më shumë nga kjo krizë shëndetësore dhe ekonomike”, tha presidenti francez.

Franca dhe Gjermania kanë hasur mjaft vështirësi deri sa u arrit të gjendet një gjuhë e përbashkët për të luftuar krizën e re të COVID-19, me Francën, e cila synonte të bindte vendet konservatore për të krijuar një fond borxhesh evropiane. Megjithatë, marrëveshja franko gjermane, nuk dihet ende nëse do të sigurojë mbështetjen e anëtarëve të tjerë të BE.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments