×
Wednesday, September 27, 2023

Macron: Kompromis për zhbllokimin e buxhetit dhe planit të rimëkëmbjes së BE

October 16, 2020



Presidenti francez, Emmanuel Macron bëri thirrje sot për një frymë kompromisi me qëllim zhbllokimin e negociatave për buxhetin europian dhe planin e rimëkëmbjes, pas takimit të njëzet e shtatë në Bruksel.

“Është e rëndësishme që të gjithë të punojmë së bashku për të ndërtuar kushtet për arritjen e një marrëveshjeje sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Macron në një konferencë për shtyp.

“Në një kontekst shumë të zymtë ekonomik dhe të ballafaquar me valën e dytë të epidemisë, ka të ngjarë që të na duhet ta ripërcaktojmë përgjigjen e orkestruar “, shtoi ai

Liderët europianë miratuan në korrik një plan stimulimi prej 750 miliardë eurosh për të dalë nga kriza ekonomike e shkaktuar nga COVID-19.

Ky plan mbështetet nga një buxhet europian prej 1,074 miliardë eurosh për 2021-2027, aktualisht i pezulluar nga eurodeputetët.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments