Macron i shqetësuar: Sulmet izraelite po zhvendosen te objekte që s’kanë lidhje me programin bërthamor të Iranit

18 Jun 2025 23:11
Shpërndaje:

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur shqetësime se sulmet izraelite “po synojnë gjithnjë e më shumë vende që nuk lidhen me programet bërthamore dhe balistike të Iranit”, duke çuar në “një numër në rritje të viktimave civile”.

Lajmi vjen vetëm pak minuta para se policia e Iranit të njoftonte se ndërtesat e komandës qendrore ishin goditur nga një sulm izraelit.

Macron gjithashtu i kërkoi ministrit të tij të Jashtëm të bashkëpunojë me vendet e tjera evropiane për të negociuar një zgjidhje për t’i dhënë fund konfliktit, raporton Associated Press, duke cituar një deklaratë që zyra e presidentit lëshoi pas një ‘takimi krize’ në Paris.

Reklamë Ola