Qeveria e ardhshme e Serbisë synon të nisë negociata me Rusinë për një marrëveshje afatgjatë të furnizimit me gaz natyror, pavarësisht ndryshimit të pushtetit pas zgjedhjeve të 25 tetorit.
Planet i bëri të ditura Radomir Saiçiç, përfaqësues i Listës Studentore, e cila fitoi rreth 52.5% të votave.
Sipas tij, krahas bisedimeve me Moskën, një delegacion tjetër pritet të udhëtojë drejt Uashingtonit për të diskutuar sanksionet amerikane ndaj kompanisë serbe të naftës NIS.
Furnizimi me gaz është një nga sfidat kryesore për qeverinë e re, pasi Serbia mbetet e varur nga energjia ruse. Marrëveshja aktuale përfundon më 31 dhjetor 2026.
Lista Studentore ka deklaruar më herët se nuk synon t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për luftën në Ukrainë. Megjithatë, disa përfaqësues kanë sinjalizuar mundësinë e rishikimit të marrëdhënieve me Moskën, ndërsa Aleksandar Vuçiç ka pretenduar se drejtuesit e rinj mund të ndryshojnë qëndrim.
Lëvizja doli nga protestat kundër korrupsionit që nisën pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor të Novi Sadit në nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona.


