Ambasada amerikane paralajmëron qytetarët: Shmangni zonat e protestave

30 Oct 2026 • 19:27
Shpërndaje:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u ka kërkuar qytetarëve amerikanë të shmangin demonstratat, duke paralajmëruar për rrezik dhune, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të shërbimeve publike.

Në njoftimin zyrtar thuhet se protestat vijojnë në qendër të Tiranës dhe pranë institucioneve qeveritare. Sipas ambasadës, disa tubime janë shndërruar në trazira të dhunshme, me përdorim mjetesh ndezëse, hedhje gurësh dhe dëmtim të pronës.

Demonstrata të tjera mund të zhvillohen në ditët në vijim, si në kryeqytet, ashtu edhe në qytete të tjera.

Reklamë Ola

Ambasada paralajmëron se protestat mund të shtrihen në rrugët përreth, duke sjellë shtim të pranisë policore, devijime trafiku dhe mbyllje rrugësh. Personat pranë tubimeve mund të ekspozohen ndaj gazit lotsjellës, fishekzjarreve të hedhura horizontalisht, mjeteve ndezëse dhe predhave prej gome.

Për këtë arsye, edhe personeli i ambasadës është këshilluar të shmangë të gjitha zonat ku zhvillohen demonstrata.

Reklamë InterMedika

Njoftimi parashikon mundësinë e kufizimit të transportit publik dhe të funksionimit të zyrave qeveritare në Tiranë.

Qytetarëve amerikanë u rekomandohet të monitorojnë mediet lokale, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve, të tregojnë vëmendje ndaj mjedisit përreth dhe të kenë një plan largimi në rast emergjence.