×
Sunday, May 18, 2025

Lavrov: Armëpushim do të thotë fillim i negociatave të drejtpërdrejta, Zelensky: Paqe pa i dhënë territore Putinit

April 30, 2025


Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, e përshkroi propozimin e Vladimir Putinit për një armëpushim tre-ditor nga data 8 deri më 10 maj si “fillimin e negociatave të drejtpërdrejta” me Kievin “pa parakushte”, ndërsa e quajti propozimin e Ukrainës për një armëpushim prej të paktën 30 ditësh “një parakusht”. Lajmi u raportua nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Ria Novosti.

Presidenti rus Vladimir Putin vazhdon të këmbëngulë që Rusia duhet të marrë kontrollin e katër rajoneve të Ukrainës që nuk i ka pushtuar plotësisht, si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.

Duke cituar burime “Bloomberg” raporton se Steve Ëitkoff, i dërguari i Donald Trump, u përpoq ta bindte Putinin të ndalonte luftimet përgjatë vijave aktuale të frontit gjatë takimit të tyre të fundit. Megjithatë, udhëheqësi i Kremlinit mbeti i vendosur në qëndrimin e tij.




Comments are closed.