×
Wednesday, September 11, 2024

Kuzhinat e Parlamentit Europian në shërbim për të pastrehët dhe personelin shëndetësor

April 15, 2020


Kuzhinat e Parlamentit Evropian (PE) që ndodhen në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, do të vendosen në shërbim për gatimin e ushqimeve për personat e pastrehë dhe për personelin shëndetësor.

Në një deklaratë me shkrim nga PE, thuhet se kuzhinat në ndërtesat e PE-së që janë të boshatisura sepse personeli i tyre punojnë nga shtëpia për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), do përgatisin ushqim për 1.000 persona në ditë i cili do të shpërndahet për të pastrehët dhe personelin shëndetësor. 

Shpërndarja e ushqimit do të zhvillohet në bashkëpunim me disa organizata të shoqërisë civile dhe do të përdoren automjetet e PE-së.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se presidenti i PE-së, David Sassoli, ka shprehur falënderimet gjatë vizitës së tij sot në kuzhinat në fjalë.

Pas rritjes së numrit të vdekjeve dhe marrjes së masave kufizuese në Belgjikë, ashtu si institucionet e tjera të Bashkimit Evropian (BE) edhe PE-ja e drejtoi stafin e saj që të punojë nga shtëpia. PE-ja në Bruksel ka 17 ndërtesa.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments