×
Friday, August 12, 2022

Kurba e koronavirusit në SHBA po fillon të sheshohet

April 11, 2020

residenti amerikan President Donald Trump tha të premten se vendi po afron pikun e infeksioneve me koronavirus dhe se numri i rasteve po sheshohet.

Ai tha gjithashtu në konferencën e përditshme për shtyp të grupit të punës për COVIV-19 se mendon se numri i viktimave në SHBA do të jetë më i ulët se 100 mijë, parashikimi i mëparshëm i Shtëpisë së Bardhë.

Zoti Trump tha se masat agresive të distancimit sociale dhe urdhrat për të ndenjur në shtëpi po shfaqnin shenja suksesi, megjithëse udhëheqësit e vendit u bënë thirrje besimtarëve që të mos mblidheshin në Kisha të dielën për Pashkët.

Edhe koordinatorja e grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë, Deborah Birx tha se pjesa më e madhe e suksesit për fillimin e sheshimit të kurbës së infeksioneve, i atribuohet qytetit të Nju Jorkut.

“Mund të shohim për herë të parë në Shtetet e Bashkuara se po hyjmë në atë faze që hyri Italia para një jave. Kjo na jep zemër që po fillojmë të shohim këto ndryshime”, tha Dr. Deborah Birx.

Zyrtarët po përmendin ritmet në rënie të shtrimit në spitale dhe nevojës për kujdes intensive në Nju Jork, si shenja se masat e distancimit social po funksiojnë.

Dr. Birx tha se ende po shihet rritje e numrin të rasteve në Boston dhe Çikago, por se ritmi i rritjes së tyre po stabilizohet.

Nënpresidenti Mike Pence u bëri thirrje amerikanëve që të vazhdojnë t’i respektojnë masat e distancimit social.

“Po bëjmë përparim por është e domosdoshme që të vazhojmë të zbatojnë udhëzimet në këto 30 ditë për të ngadalësuar përhapjen”, tha ai.

Në të njëjtën konferencë për shtyp, Presidenti Donald Trump tha se së shpejti do të shpallë një grup të dytë pune të koronavirusit, një këshill që të përqendrohet tek rihapja e vendit, pasi të kalojë faza më e rëndë e pandemisë COVID-19 në Shtetet e Bashkuara.

Në këshill pritet të marrin pjesë Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin dhe këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë Larry Kudlow, tha një zyrtar i Lartë i Administratës, në fillim të javës.

Presidenti Trump tha të premten se në këshill do të përfshihen edhe guvernatorë shtetesh.

Grupi ekzistues i punës për koronavirusin, që përfshin ekspertin kryesor të vendit për sëmundjet infektive, s Dr. Anthony Fauci-n dhe Dr. Birx, është i përqendruar tek ngadalësimi i përhapjes së virusit dhe tek zbulimi i ilaçeve për të trajtuar sëmundjen dhe tek ai i gjetjes së një vaksine.

Zoti Trump tha se faktet dhe rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë do të përcaktojnë hapat e mëtejshme për rihapjen e ekonomisë. Por…

“Mund të dëgjoj 35 njerëz por në fund të fundit, duhet të marr një vendim. Dp të jetë vendimi më i rëndësishëm i jetës sime”, tha ai.

Deri tani numri i rasteve në Shtetet e Bashkuara është afro gjysmë milioni, ndërsa i vdekjeve mbi 18 mijë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments