×
Saturday, May 30, 2026

Kryeministri Rama publikon videon me bilancin 120-ditor të punës së UKT Tiranë

May 30, 2026


Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video ku paraqitet përmbledhja e punës së realizuar nga UKT Tiranë gjatë 120 ditëve të fundit.

Në material pasqyrohen në mënyrë të detajuar investimet, ndërhyrjet në rrjet, si dhe masat e ndërmarra për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm, Flauers Shoshi.

Screenshot

“Përmbledhje informacioni mbi punën e UKT”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij në rrjetet sociale, duke ndarë me publikun rezultatet e arritura nga ndërmarrja gjatë kësaj periudhe.

Videoja sjell një bilanc të punës së UKT Tiranë, duke evidentuar projektet e realizuara, investimet në infrastrukturën ujësjellëse dhe kanalizimet, si dhe përpjekjet për rritjen e cilësisë së shërbimit për banorët e kryeqytetit.




Comments are closed.