×
Wednesday, April 23, 2025

Kryeministri Rama dekoron heronjtë e huaj të shpëtimit, veçon mesazhin e SHBA

December 11, 2019


Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar trupat e kërkim shpëtimit të vendeve të BE-së dhe të tjerëve që morën pjesë në operacionet për nxjerrën e njerëzve nga rrënojat pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit në Shqipëri. Kreu i qeverisë u dha komandantëve të këtyre njësive medaljen e rrallë, që nuk është akorduar asnjëherë më parë “Medaljen e Artë për Vlerësim Profesional’. “Është një medalje që jepet për herë të parë, ka kohë që është bërë, por nuk është dhënë kurrë më parë, pasi është një medalje që është e vështirë ‘Medalje e Artë për Vlerësim Profesional’. Por lumë ata që do ta marrin më mbrapa dhe do të renditen në radhën e atyre që janë pas këtyre trupave që për na përkushtimi dhe aftësitë profesionale janë ndër gjerat më të çmuara dhe dua që t’iu lutem që t’i përcillni bashkë me medaljet të gjithë komandantëve të këtyre trupave shprehën më të ndjerë të mirënjohjes në emër të popullit shqiptar dhe urimin më të madh për një vit sa më të lumtur në familjen e tyre” tha ai.

Në fjalën e tij para ambasadorëve në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Brigadave me rastin e fundit të vitit, kryeministri u kërkoi edhe njëherë ndihmë për të përballur faturën e tërmetit, që sipas tij është shumë e lartë. “Ne ende nuk e kemi një bilanc të plotë të dëmeve e po punojmë intensivisht, sëbashku me ekspertët e vënë në dispozicion nga ju, duke bërë verifikimin e dëmeve dhe duke formuluar hap pas hapi edhe faturën e dëmeve. Megjithatë, deri tani jemi të vetëdijshëm që fatura është e lartë dhe besoj që do ndani me mua gatishmërinë që këtë faturë, ne mund ta përballojmë vetëm me ndihmën tuaj. I jam mirënjohës KE-së që vuri në lëvizje një mekanizëm për një shumë të parë, shpresoj që do të pasohet nga të tjera” theksoi Rama.

E ndërsa falenderoi të gjitha shtetet që ndihmuan Shqipërinë, kryeministri veçoi mesazhin e të ngarkuarës me punës të SHBA në Tiranë duke prekur Leyla Moses-Ones, ndërsa ‘thumboi’ BE-në kur tha se kush nuk inatoset me Bashkimin Europian, por sigurisht referenca nuk ishte për reagimin pas tërmetit, por si duket për vendimin e tetorit për negociatat.  “Ju jeni ndjerë dhe treguar po aq shqiptarë sa shqiptarët. Unë e di sesi ju nuk pritët as të zbradhte dita për të na ofruar ndihmë. Nuk kam ndërmend ti publikoj ndonjëherë mesazhet tuaja që vijnë në telefonin tim dhe as nuk i ruaj, por mesazhin e Leyla Moses-Ones  e kam nxjerrë në një folder të veçantë dhe kur im bir 5 vjec sot, Zaho të bëjë pyetjen e parë për SHBA-në, unë do i lexoj atë mesazh për ta prezantuar si shqiptar me Amerikën mike. Ashtu sikundër do të vijë dita kur im bir do të inatoset me BE-në, por kush nuk inatoset me BE? Unë do i tregoj heroizmat e atyre burrave dhe grave që vunë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar shqiptarët” tha Rama.

Eunews.al



0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments