×
Thursday, September 28, 2023

Kryeministri italian, Conte, bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur të SHBA, Biden

November 14, 2020



Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Joe Biden.

Në një njoftim nga kryeministria e Italisë thuhet se Conte në bisedën telefonike ka përsëritur urimet për Biden-in dhe të zgjedhurën në detyrën e zv/presidentes, Kamala Harris.

Biseda u fokusua mbi lidhjet e aleancës dhe lidhjet e thella miqësore tradicionale mes dy vendeve, thuhet në njoftim.

“U konfirmua një vullnet i fortë bashkëpunimi për të diskutuar vështirësitë kryesore globale, ku Italia dhe SHBA ndajnë të njëjtat përparësi”, tha kryeministria e Italisë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments