Koronavisrusi, “Iran Air” ndërpret të gjitha fluturimet drejt Europës

08 Mar 2020 • 18:18
Shpërndaje:

Kompania ajrore iraniane “Iran Air” njoftoi sot se do të ndërpriste të gjitha fluturimet drejt Europës deri në një urdhër të ri.

Komunikata e kompanisë në njoftimin e vendimit nuk përmend në asnjë moment epideminë e COVID-19 si origjina e kësaj mase.

“Iran Air” theksoi se ky vendim erdhi nga shtrëngimet e vendosura kundër tij nga autoritetet europiane për shkaqe të panjohura.

Reklamë Ola

Sipas disa faqeve të specializuara, Agjencia Europiane për Sigurinë Ajrore (EASA) kishte ndaluar në shkurt tre avionë të “Iran Air” në hapësirën europiane.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x