×
Wednesday, January 22, 2025

Koronavirusi, sportelet e Postës Shqiptare të hapura në të gjithë vendin

March 26, 2020


Në këto ditë të vështira të krijuara nga situata e përhapjes së koronavirusit, Posta Shqiptare njofton qytetarët se sportelet e Postës Shqiptare vazhdojnë të jenë të hapura dhe të ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët shqiptarë.

“Bazuar në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, për “ Marrjen e masave të veçanta në funksion parandalimit të përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19” , si dhe për sigurinë tuaj dhe të punonjësve në shërbimin tuaj, lutemi që:

-Të gjithë qytetarët që paraqiten në sportel, të jenë të pajisur me masat mbrojtëse si maska dhe doreza, si dhe të tregojnë kujdes në respektimin e rradhës, duke hyrë një nga një në sportel.

Le të mbrojmë njëri tjetrin, pasi të gjithë bashkë do ia dalim”, thuhet në njoftimin e Postës Shqiptare.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments