×
Tuesday, December 10, 2024

Koronavirusi, ngrihet platforma e vullnetarëve që do ndihmojnë mjekët

March 27, 2020


Pandemia botërore e COVID-19 ka ndryshuar mënyrën e jetesës të gjithsecilit prej nesh. Prej ditësh jemi mbyllur në shtëpi me sytë nga lajmet dhe shpresën tek shëndetësia. Ndërkohë mijëra Doktorë, Infermierë, Personel Sanitar, të cilët po punojnë çdo ditë me orare të zgjatura dhe duke vënë shëndetin e tyre në rrezik për të na shpëtuar ne, pjesën tjetër të popullsisë. Secili prej tyre është familjar dhe ka përgjegjësi të tjera në jetë; ata kanë lënë pezull çdo gjë për të ndihmuar ne.


Po këtë kategori njerëzish kush e ndihmon?

Ndihma duket se po vjen nga një platformë e krijuar online nga Innovation Nest dhe sipërmarrësve vullnetarë nga sektori i informacionit dhe teknologjisë, e cila synon të krijojë një rrjet me të paktën 1.000 vullnetarë nga e gjithë Shqipëria për t’i ardhur sadopak në ndihmë personelit shëndetësor dhe familjeve të tyre. Platforma quhet Heroi Im dhe mund të vizitohet online në adresën www.heroi-im.al. Të gjithë personat që dëshirojnë të ndihmojnë në këtë situatë të vështirë dhe të regjistrohen si vullnetarë mund ta bëjë këtë gjë duke vizituar faqen. Çdo ditë lista e vullnetarëve i dërgohet ISHP dhe më pas ata ja shpërndajnë personelit që ka nevojë.

Platforma është e re, e hapur vetëm një ditë më parë, por menjëherë ka gjetur mbështetje nga një numër i madh njerëzish. 45 prej tyre, të cilët janë në kushtet për të ndihmuar, janë regjistruar edhe si vullnetarë. Sipas menaxherëve të faqes, lista e vullnetarëve po shtohet çdo ditë me njerëz të rinj të gatshëm për të ndihmuar. Ata shpjegojnë që data baza e vullnetarëve të regjistruar deri më tani i është dorëzuar ISHP, e cila nga ana e saj do t’ia vërë në dispozicion mjekëve të Spitalit Infektiv dhe jo vetëm.

“Platforma shërben për të lidhur njerëzit me njerëzit në nivel lokal dhe synon që të bëjë lidhjen direkte mes personit që dëshiron të ndihmojë dhe personelit shëndetësor. Mënyra e dhënies të ndihmës është e shumëllojshme, sipas mundësive personale të secilit. Mundësitë janë të shumta dhe në fund është në dorën e personelit shëndetësor nëse do i duhet ndihmë apo jo. Ne duhet të jemi gati që kur mjekët të kenë nevojë për ndihmë, të kemi një skemë funksionale që t’i vijmë në ndihmë”,- tha një nga administratorët e faqes.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments