×
Wednesday, February 12, 2025

Koronavirusi/India vendos izolimin e 1.3 miliard qytetarëve

March 24, 2020


India ka njoftuar sot një ‘bllokim total’ për 1.3 miliard qytetarë, i cili mund të konsiderohet pa mëdyshje urdhri që i drejtohet numrit më të madh të qytetarëve në botë

Ishte vetë kryeministri Narendra Modi i cili njoftoi ditën e sotme me anë të një deklaratë televizive’ ndalimin e plotë të daljes nga shtëpitë. Bllokimi prej 21 ditësh është vendosur të fillojë në mesnatë në një masë për të cilën Modi thotë se ka për qëllim “të shpëtojë Indinë dhe çdo Indian”. India deri më tani ka raportuar 482 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe nëntë vdekjeve. Ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar se një kërcim i madh mund të jetë i menjëhershëm, i cili do të shkatërronte infrastrukturën e shëndetit publik të nën-financuar të vendit.

Për shkak të paralajmërimeve të ekspertëve por edhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Kryeministri indian u shpreh se ‘India është sot në një fazë të tillë, ku veprimet tona sot do të përcaktojnë aftësinë tonë për të zvogëluar ndikimin e kësaj katastrofe.

Kryeministri Modi deklaroi se “Ky është një shtetrrethim … Do të duhet të paguajmë koston ekonomike të kësaj, por për të shpëtuar çdo anëtar të familjes, kjo është përgjegjësia e të gjithëve – përparësia më e madhe,”

Dyqanet ushqimore, bankat dhe stacionet e benzinës do të qëndrojnë të hapura, por autoritetet lokale inkurajohen të organizojnë shërbime të ofrimit pranë shtëpisë.

Modi e quajti urdhrin një “mbyllje totale” dhe nuk adresoi nëse ndonjë ofrues i shërbimeve do të përjashtohej, por në një urdhër të mëvonshëm qeveritar i publikuar nga media indiane tregonte se dyqanet ushqimore, bankat dhe stacionet e benzinës do të mbeten të hapura.

Kryeministri siguroi qytetarët indianë se janë ndërmarrë masa nga qeveria qendrore dhe lokale për të siguruar furnizimin e mallrave thelbësore.

Masa e paralajmëruar nga Kryeministri Indian do të thotë që më shumë se 2.6 miliardë njerëz në të gjithë botën do të jenë në izolim nga nesër në mëngjes – gjysma e të cilëve ndodhen në Indi. 

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments