×
Thursday, July 9, 2020

Koronavirusi, Hungaria rishikon rregullat e udhëtimit me vendet fqinje

July 9, 2020

Hungaria do të rishikojë rregullat e udhëtimin me vendet fqinje, ku numri i të infektuarve nga koronavirusi është në rritje.

Gergely Gulyas shef i stafit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, tha se rishikimi i rregullave do të vlejë për Serbinë, Kroacinë, Slloveninë, Sllovakinë dhe Austrinë.

“Në këto vende numri i rasteve me COVID-19 është rritur në dy javët e fundit”, tha ai.

Shtabi i Krizës i qeverisë hungareze do të takohet më vonë të enjten për të diskutuar rregullat e reja të udhëtimit.

Hungaria ka hequr masat e izolimit dhe rihapi kufijtë në muajin qershor për udhëtarët nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe vendet fqinje jo-anëtare.

Hungaria, e cila ka një popullsi prej rreth 10 milionë banorësh, ka regjistruar 4,220 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri dhe 591 viktima.

Më herët edhe Austria lëshoi paralajmërime të udhëtimit për Bullgarinë, Rumaninë dhe Moldavinë për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në ato shtete.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për