×
Sunday, May 18, 2025

Koronavirusi/Ballkani Perëndimor bën thirrje për përjashtim nga kufizimet e eksportit të paisjeve mjekësore të BE-së

April 9, 2020


Ministrat e jashtëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor i kanë kërkuar Brukselit të përjashtojë vendet e tyre nga kufizimet e eksportit të BE-së për pajisjet mbrojtëse mjekësore.

Ndërsa koronavirusi u përhap në të gjithë kontinentin, BE muajin e kaluar miratoi një skemë autorizimi eksporti për disa pajisje mbrojtëse personale siç janë maskat për fytyrën me qëllim ndalimin e kryeqyteteve të BE-së që të imponojnë ndalime kombëtare.

Kufizimi i eksportit kishte për qëllim gjithashtu të rrisë solidaritetin midis vendeve të BE-së, ndërsa parandalonte që vendet e huaja të blinin sasi të mëdha të mjeteve mbrojtëse që ishin të nevojshme për vetë vendet anëtare të BE-së.

Por ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë shprehën pakënaqësinë nëpërmjet një letre drejtuar shefit të politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, Komisionerit të Tregtisë Phil Hogan dhe Komisionerit të Fqinjësisë Olivér Várhelyi – se kufizimet e kishin bërë ” më të vështirë “për vendet e tyre blerjen e pajisjeve mbrojtëse. Për këtë arsye ata i kërkuan BE-së një përjashtim.

Rajoni ynë ka vetëm një popullsi prej 17 milion njerëz. Blerja jonë e këtyre mallrave nuk do të ketë ndikim negativ në tregun e Bashkimit Evropian“, thuhet në letrën e përbashkët.

Ministrat vunë në dukje se Brukseli kishte përjashtuar tetë fqinjë të tjerë – Norvegjinë, Islandën, Lihtenshtajnin, Zvicrën, Ishujt Faeroe, Andorra, San Marino dhe Qytetin Vatikan – nga kufizimet.

Ata shtuan se lirimi i Ballkanit Perëndimor nga kontrolli i eksportit “do të dërgonte një sinjal të fortë për qytetarët tanë se në këtë jemi të gjithë së bashku si evropianë“.

Katër nga gjashtë vendet që nënshkruan letrën – Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – janë vënde kandidatë për anëtarësim në BE.

Eunewa.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments