×
Wednesday, September 11, 2024

Konferenca e donatorëve për Shqipërinë, Balla: Mirënjohje BE për solidaritetin

January 10, 2020


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, e cila njoftoi mbajtjen e Konferencës Ndërkombëtare të donatorëve me 17 shkurt për të ndihmuar në procesin e rindërtimit të Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla ka shprehur mirënjohjen për institucionet e Bashkimit Europian dhe vendeve anëtare për solodaritetin e treguar me Shqipërinë pas tërmerit shkatërrues të mëngjesit të 26 nëntorit.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka njoftuar sot mbajtjen e Konferencës Ndërkombëtare të donatorëve për të ndihmuar në procesin e rindërtimit të Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Kjo Konferencë e rëndësishme do të zhvillohet më 17 shkurt 2020 në Bruksel. Mirënjohje institucioneve të Bashkimit Europian dhe vendeve anëtare për solidaritetin me Shqipërinë🤝💔🇪🇺🇦🇱

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments