×
Saturday, April 26, 2025

“Kina dhe SHBA-ja duhet ta luftojnë së bashku koronavirusin”

May 24, 2020


Kryediplomati kinez Wang Yi deklaroi se Kina dhe SHBA-ja duhet ta luftojnë së bashku koronavirusin dhe duhet të lënë mënjanë akuzat respektive.

Ministri i Jashtëm Wang, i bëri këto deklarata gjatë një konference për media, ku shprehu keqardhje për numrin e madh të rasteve me koronavirus në SHBA, shteti që ka regjistruar mbi 1,6 milion raste me koronavirus dhe mbi 96 mijë të vdekur. “Fatkeqësisht, krahas koronavirusit, një virus politik po ashtu është duke u përhapur në Shtetet e Bashkuara. Ky virus politik po përdorë çdo mundësi që të sulmojë Kinën”, tha Wang.

Marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe SHBA-së janë përkeqësuar që prej përhapjes së koronavirusit, pasi administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka akuzuar Kinën për mungesë të transparencës rreth pandemisë së koronavirusit.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments