Momente tensioni u regjistruan në qendër të Torinos, kur policia pengoi protestuesit e mbledhur në Piazza Castello të vijonin marshimin drejt Via Po.
Efektivët ndërhynë për pak çaste me mburoja dhe shkopinj gome, duke i shtyrë pjesëmarrësit prapa. Më herët, policia u kishte kërkuar të lëviznin drejt pjesës veriore të qytetit, përmes Kopshteve Mbretërore.
Në krye të marshimit mbahej një banderolë me mesazhe kundër luftës, riarmatimit dhe çmimeve të larta të karburantit. Mes thirrjeve të pjesëmarrësve u dëgjua edhe slogani “Të gjithë e urrejnë policinë”.
Në Piazza Castello ishte i pranishëm edhe kreu i policisë së Torinos, Massimo Gambino.


