×
Wednesday, January 14, 2026

Kina bashkohet me aleancën globale të vaksinave

October 9, 2020


Ministria e Jashtme kineze deklaroi se vendi i është bashkuar aleancës globale të vaksinave, COVAX, që synon të japë doza të vaksinës Covid-19 në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Programi menaxhohet nga Gavi, Aleanca e Vaksinave, Koalicioni për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike (CEPI) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ndërsa SHBA dhe Rusia refuzuan të bashkohen me nismën.

“Kjo është një masë e rëndësishme për Kinën për të mbështetur konceptin e një komuniteti të shëndetit njerëzor dhe për të përmbushur angazhimin e saj për të promovuar vaksinat si një produkt publik global”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying në një deklaratë, i cili nuk hyri në detaje se cili do të jetë kontributi i Kinës.

Presidenti kinez Xi Jinping më parë tha se një vaksinë e zhvilluar nga Kina Covid-19 do të ishte një e mirë publike globale.

Kina aktualisht ka katër kandidatë për vaksinën ndaj koronavirusit në provat klinike të fazës së tretë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments