×
Friday, February 7, 2025

Kadare vlerësohet me medaljen Komandant i “Legjionit të Nderit” në Francë

January 1, 2020


Shkrimtari Ismail Kadare është dekoruar me medaljen Komandant i “Legjionit të Nderit” në Francë. Në mesin e të dekoruarëve bëjnë pjesë një numër i madh gazetarësh dhe karikaturistësh, të vrarë në sulmin terrorist më 7 janar kundër revistës satirike Charlie Hebdo pasi ceremonia e këtij viti iu kushtua pikërisht atyre dhe heronjve që arritën të shmagin sulmet terroriste në një tren të linjës Amsterdam Paris, në gusht të vitit 2015.

Gazetarët Michel Renaud, Elsa Cayat, korrektori shtyp Mustapha Ourrad, Bernard Maris, karikaturistët Charb, Cabu, Honoré dhe Tignous kanë marrë çmimin pas vdejkes.

Ky promovim shpërblen më shumë se 600 njerëz të fushave të ndryshme si sport, letërsi, aktrim, ekonomi, projektues të modes, etj .

Në listën e të dekoruarve bejnë pjesë edhe ish-kryeministri Lionel Jospin, ish-ministrat Thierry Breton dhe Lionel Stoleru.

“Legjioni i Nderit” është dekorata më e lartë që jepet në Francë. Ajo është krijuar nga Napoleon Bonaparti në maj të viti 1802 dhe për herë të parë është dhënë në 15 qershor të 1804-ës.

Medalja jepet për trimëri në veprimet ushtarake ose për shërbim ushtarak 20-vjeçar të dalluar, por edhe në rastet e civilëve, kur puna e tyre rrit reputacionin e Francës përmes studimeve, arteve, shkencave, politikës etj.

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments