Johnson: Qëndrimet për Brexit mes Londrës dhe BE-së ende shumë larg
December 8, 2020



Kryeministri britanik, Boris Johnson theksoi sot se qëndrimet mes Londrës dhe Bashkimit Europian ishin ende shumë larg, para një udhëtimi në Bruksel këtë javë në përpjekje për të zhbllokuar negociatat post-Brexit,
“Unë vazhdoj të jem optimist, por duhet të jem i sinqertë me ju, situata për momentin është delikate”, theksoi Johnson.
“Miqtë tanë duhet të kuptojnë se Britania e Madhe është larguar nga BE në mënyrë që të jetë në gjendje të ushtrojë kontroll demokratik. Ne jemi ende shumë larg nga kjo”, shtoi udhëheqësi konservator.
Eunews.al

Ndiqe
0 Comments