×
Wednesday, December 11, 2024

Jetonin në shtëpi të rrënuar, Balla i dorëzon në prag të festave çelsat e shtëpisë së re nënë Bejazes në Librazhd

December 29, 2019


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në prag të festave të fundvitit i ka dorëzuar çelsat e shtëpisë së re nënë Bejazes në fshatin Spathar të Librbazhdit.

Nënë Bejazja bashkë me familjen e saj jeton në një shtëpi të rrënuar, ndërsa pas ndërhyrjes së z. Balla u bë i mundur rikonstruksioni total i banesës si dhe mobilimi me kushte dinjitoze për këtë familje, e cila do ti kalojë festat e fundvitit në shtëpinë e re.

Përmes një postimi në rrjetin social numri dy i PS-së, Taulant Balla deklaron se këto ditë festash e kanë gjetur 94-vjeçaren dhe familjen e saj me gëzimin e një shtëpie të re, të ndërtuar nga e para me kushte dinjitoze të banimit.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

TiNukDoJeshKurrëVetëm❤

Një dritë e re shprese ka lindur në familjen e nënë Bejazes, shtëpia e së cilës ishte shkatërruar, por tashmë është rindërtuar plotësisht☀🤗

Këto ditë festash e kanë gjetur 94-vjeçaren dhe familjen e saj me gëzimin e një shtëpie të re, të ndërtuar nga e para me kushte dinjitoze të banimit🏠

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments