Jep dorëheqjen Kryeministri i Sllovenisë Marjan Sharec

27 Jan 2020 15:05
Shpërndaje:

Kryeministri i Sllovenisë, Marjan Sharec, njoftoi dorëheqjen nga pozita, njoftuan mediat sllovene.

Sharec propozi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Sipas mediave sllovene, Sharec ka thënë në një deklaratë se nuk mund të realizojë atë që u ka premtuar njerëzve me qeverinë aktuale, duke shtuar se ai mund ta bëjë këtë pas zgjedhjeve.

Reklamë Ola

Sipas raportimeve, ky hap i kryeministrit slloven erdhi pasi largimin e tij nga qeveria të premten e njoftoi ministri i Financave Andrej Bertoncelj.

Sharec pritet të paraqesë dorëheqjen sot në Asamblenë Kombëtare të Sllovenisë.

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x