×
Friday, March 28, 2025

“Java e Europës”/ Gjonaj bashkëbisedim me studentët e Drejtësisë

May 7, 2020


Roli i Ministrisë së Drejtësisë në integrimin europian të Shqipërisë, ka qenë sot tema e dialogut të Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe studentëve të Drejtësisë.

Ministrja Gjonaj tha sot se në kuadër të “Javës së Europës” u zhvillua një webinar mbi rolin e Ministrisë së Drejtësisë në integrimin europian të Shqipërisë, ku u regjistruan dhe morën pjesë mbi 80 studentë të drejtësisë.

“Ishte kënaqësi të bashkëbisedoja dhe t’iu përgjigjesha në mënyrë të drejtpërdrejtë pyetjeve të ndryshme të tyre lidhur me Reformën në Drejtësi, antikorrupsionin, luftën kundër krimit të organizuar si dhe procesin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me acquis të BE-së”, tha ajo.

Po ashtu Gjonaj tha se në bashkëpunim me ELSA Albania jemi të hapur për të vazhduar këtë dialog.

“Duke falënderuar për bashkëpunimin ELSA Albania jemi të hapur për të vazhduar këtë dialog dhe përfshirjen e studentëve për të parë nga afër proceset e komplikuara të integrimit”, tha ajo.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments