×
Sunday, September 19, 2021

Itali/ Zjarret kërcënojnë bujqësinë dhe rezervatet natyrore

August 8, 2021

Zjarret e përmasave të mëdha po kërcënojnë gjithnjë e më shumë bujqësinë dhe rezervatet e natyrës në jug të Italisë.

Shoqata bujqësore ”Coldiretti” paralajmëroi sot për dëmet në bujqësi të shkaktuara nga thatësira e vazhdueshme, veçanërisht në pjesën jugore të vendit mesdhetar.

Rendimentet e grurit mund të bien me 10 për qind, ndërsa ekspertët presin që varietetet e frutave si qershitë, pjeshkët dhe nektarinat të bien deri në 50 për qind në disa raste,  krahasuar me një vit të zakonshëm.

”Coldiretti” dyshon se efektet e ndryshimit të klimës janë arsyeja e këtyre ngjarjeve.

Rezervatet natyrore, të tilla si parku kombëtar ”Aspromonte”, në Kalabri, dhe ”Parco delle Madonie”, në lindje të kryeqytetit të Siçilisë, janë prekur aq rëndë sa dëmet janë të  pallogaritshme.

“Edhe një herë, zonat natyrore të mbrojtura janë nën darën e zjarreve shkatërruese”, tha Giampiero Sammuri, president i federatës ”Federparchi” të parqeve dhe rezervateve të natyrës.

Pranë qytetit të vogël San Lorenzo, në skaj të ”Aspromonte”, një burrë dhe një grua vdiqën kur zjarret arritën në fermën e tyre.

Mijëra hektarë pyje, kullota, blegtori dhe ullishte tashmë janë djegur.

Mungesa e shiut dhe thatësira gjithashtu favorizuan përhapjen e flakëve dhe veprimet e zjarrvënësve.

Eunews.al

Comments are closed.