×
Thursday, February 12, 2026

Itali, linjat ajrore low-cost hetohen për parregullsi ndaj klientëve gjatë pandemisë

September 25, 2020


Katër linja ajrore me kosto të ulët, përfshirë ”Ryanair”, po përballen me një hetim në Itali për dështimin në rimbursimin e fluturimeve të anuluara për shkak të pandemisë së koronavirusit.

‘’Transportuesit ofruan bonuse në vend të rimbursimeve të plota, në një shkelje të mundshme të legjislacionit të BE mbi të drejtat e pasagjerëve ajrorë”, theksoi autoriteti italian i konkurrencës (AGCM) në një deklaratë.

”Vueling”, ”EasyJet” dhe ”Blue Panorama” janë tre linjat e tjera ajrore të synuara nga hetimi AGCM.

Autoriteti vuri në dukje se edhe pse pandemia ishte treguar si një arsye për anulimet, fluturimet në fjalë ishin planifikuar pas përfundimit të periudhës së bllokimit italian.

Linjat ajrore gjithashtu janë akuzuar për dështim në informimin e klientëve për të drejtat e tyre të anulimit të fluturimit.

ACGM theksoi se kishte filluar hetime të ngjashme në korrik edhe ndaj dy linjave ajrore italiane, ”Alitalia” dhe ”Volotea”.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments