Integrimi në BE/ Sllovenia mbështet hapjen e negociatave me Shqipërinë

17 Jan 2020 16:26
Shpërndaje:

Sllovenia mbështet Shqipërinë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE.

Ambasadori i Shqipërisë në Slloveni Pëllumb Qazimi është pritur në takim nga Franc Trček, kryetar i grupit të miqësisë parlamentare Slloveni-Shqipëri.

Ambasadori informoi bashkëbiseduesin lidhur me pritshmëritë e Shqipërisë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE, kryesinë shqiptare të OSBE-së gjatë vitit 2020, si dhe çështje të tjera të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Reklamë Ola

Franc Trček ka theksuar se Sllovenia do të vazhdojë me politikën e saj mbështetëse pozitive ndaj vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, mbështet dhe pret që të merret vendimi i hapjes së bisedimeve të anëtarësimit në BE dhe se Shqipëria në këtë aspekt të llogarisë edhe mbështetjen e Sllovenisë.

Nga ana tjetër, ai ka sjellë në vëmendje se Sllovenia mbështet kandidaturën e Shqipërisë për anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së në vitin 2023, ashtu sikundër edhe Shqipëria ka mbështetur kandidaturat e Sllovenisë në organizatat ndërkombëtare.

Reklamë InterMedika

Ai sheh diplomacinë parlamentare si një instrument shumë të rëndësishëm e të dobishëm për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, të shtrirë në shumë fusha duke përfshirë edhe ato të integrimit e shkëmbimit të të rinjve, fushën e sigurisë, atë ekonomike, etj.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x