Instituti i Vjenës parashikon që ekonomia shqiptare të rritet me 3,8% gjatë këtij viti dhe 3,9% vitin e ardhshëm.
Instituti i Vjenës në një publikim të fundit thotë se për vitin 2025, WIIW parashikon rritje mesatare prej 2,8% për anëtarët e BE-së, një rishikim minimal në rënie prej 0.1 pikë përqindjeje krahasuar me vjeshtën e kaluar.
“Rritja në vitin 2026 duhet të jetë e ngjashme, me 2,7%, që përfaqëson gjithashtu një rregullim të lehtë në rënie prej 0,3 pikë përqindjeje. Kjo do të thotë se si këtë vit ashtu edhe vitin e ardhshëm, anëtarët e BE-së të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore ka të ngjarë të rriten me rreth dyfishin e normës së zonës së euros (2025: 1,2%; 2026: 1,4%)”, thuhet në raport.


