Indeksi i Demokracisë në “The Economist”: Shqipëria përmirësohet sërish

11 Feb 2022 12:26
Shpërndaje:

Shqipëria është përmirësuar për të dytin vit radhazi në Indeksin e Demokracisë, që publikohet nga revista e njohur The Economist, duke u renditur në vendin e 68, nga ai i 71 që ishte vitin e mëparshëm.

Shqipëria renditet më mirë se Maqedonia e Veriut (73), Mali i Zi (74), Bosnjë Hercegovina (95), ndërsa më mirë në rajon është Serbia, në vendin e 63.

Sipas revistës “Monitor”, në 2021, vendi ynë hyri për herë të parë në grupin e dytë të vendeve të ashtuquajtura demokraci me probleme (ku zgjedhjet janë të lira dhe ka të drejta civile, por ka probleme si liria e medias apo ndrydhja e opozitës dhe krizës).

Reklamë Ola

Më herët, Shqipëria renditej në grupin e tretë të vendeve me demokraci hibride (kombinim i regjimit politik që shpesh krijohet si rezultat i një kalimi jo të plotë nga një regjim autoritar në një regjim demokratik). Grupi I parë është ai i demokracisë së plotë dhe i katërti i ai autoritar.

Shqipëria në renditjen e këtij viti kishte 6.11 pikë, me një përmirësim të lehtë nga viti i mëparshëm, kur treguesi ishte 6.08 pikë ( nga 10 pikë të mundshme, sa më pak pikë, aq më e përkeqësuar është renditja). Ky është rezultati më i lartë që nga marrë Shqipëria, që nga viti 2006, kur publikohet ky indeks.

Reklamë InterMedika

Indeksi i Demokracisë bazohet në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike, kultura politike dhe liritë civile. Bazuar në rezultatet e tij në një gamë të indikatorëve brenda këtyre kategorive, secili vend më pas klasifikohet si një nga katër llojet e regjimit: “demokraci e plotë”, “demokraci me probleme”, “regjim hibrid” ose “regjim autoritar”.