×
Wednesday, May 25, 2022

Hyn në fuqi njohja e patentave shqiptare në Greqi

January 29, 2020

Parlamenti grek miratoi në seancë plenare të mërkurën Projektligjin e Ministrisë greke të Infrastrukturës dhe Transportit për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit midis Shqipërisë dhe Greqisë. Projektligji ishte miratuar pak ditë më parë nga Komisioni i Përhershëm për Prodhim dhe Tregti i Parlamentit grek.

Sipas njoftimit zyrtar të Parlamentit grek deputetët votuan ratifikimin e marrëveshjes mes të dy vendeve. Marrëveshja për Njohjen e Ndërsjellë të Lejeve të Drejtimit të automjeteve u firmos nga Ministrat e Jashtëm në atë kohë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kocias në maj të vitit 2018, por të hynte në fuqi duhej të ratifikohej më pas nga Parlamenti grek.

Autoritetet greke nuk kanë dhënë motive për vonesat, por më në fund pas gati dy vitesh Parlamenti grek ka hapur dritën jeshile per njohjen epatentave ndërkohë që Parlamenti shqiptare ka miratuar me kohë marëveshjen.

Njohja e ndërsjelltë e lejeve të drejtimit pritet të lehtësojë lëvizjen e shtetasve shqiptarë dhe grekë dhe sidomos të dhjetëra mijëra emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Autoriteti i Transportit Rrugor shqiptar duke iu referuar marrëveshjes ka pohuar se “shtetasit shqiptarë që zotërojnë leje drejtimi, model i lëshuar nga 1 korriku i vitit 2005, ose ata që janë të pajisur me formatin që ka nisur të shpërndahet nga 24 janari i vitit 2017, mund të drejtojnë automjetin e tyre edhe në territorin grek”.

Marrëveshja për lejet e drejtimit parashikon gjithashtu edhe procesin e konvertimit të lejeve të drejtimit. Sipas marrëveshjes “qytetarët shqiptarë të cilët kanë leje drejtimi shqiptare nuk do të kenë nevojë të rifillojnë procedurat e testeve teorike dhe praktike për marrjen e lejes greke të drejtimit”.

Sipas Marrëveshjes “qytetarët shqiptarë do të dorëzojnë lejen e drejtimit, marrë në Shqipëri dhe do të marrin atë greke duke pasur mundësinë, të qarkullojnë si drejtues mjeti në Greqi, me të drejta të barabarta me shtetasit grekë. Marrëveshja parashikon që në momentin që shtetasit shqiptarë vendosin qëndrimin normal në territorin grek, ata mund të konvertojnë lejen shqiptare të drejtimit në atë greke duke paraqitur kërkesën e tyre pranë Drejtorive të Transportit në shtetin grek.

Kjo procedure, sipas marrëveshjes, bëhet pas kryerjes së kontrolleve mjekësore që vërtetojnë se personi është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorive specifike. Autoriteti rrugor shqiptar ka pohuar se konvertimi i lejes së drejtimit vlen edhe për shtetasit grekë që vendosin qëndrim në Shqipëri

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments