×
E hënë, 26 Tetor, 2020

Holandë, koronavirusi “kthen” familjen mbretërore nga pushimet

18 Tetor, 2020

Pas kritikave të ashpra, familja mbretërore holandeze ka anuluar pushimet në Greqi për shkak të krizës së koronavirusit.

“Ne i shohim reagimet e njerëzve në media dhe ne prekemi prej tyre”, thanë në një deklaratë anëtarët e familjes mbretërore.

“Ne nuk duam të lëmë asnjë dyshim, pasi për të mposhtur Covid-19 është e nevojshme të ndjekim udhëzimet”, shtuan ata.

Më parë, anëtarët e opozitës dhe partive qeverisëse kishin kritikuar fluturimin e mbretit Willem-Alexander, 53 vjeç, dhe familjes së tij me një aeroplan qeveritar për në shtëpinë e tyre të pushimeve në gadishullin e Peloponezit, që u bë i njohur vetëm përmes raporteve të medias.

”Në shërbim të funksionit të tij si kreu i shtetit, mbreti duhej të kishte ndjekur thirrjen e qeverisë për të qëndruar në rezidencën e tij sa më shumë që të ishte e mundur”, tha Joost Sneller i partisë në pushtet D66.

”Udhëtimi i familjes mbretërore ishte i paarsyeshëm dhe i pakuptueshëm”, shtoi ai.

Masa më të rrepta mbrojtëse kundër koronavirusit sapo janë ndërmarrë në Holandë.

Ndër të tjera, pub-et dhe restorantet duhet të mbyllen për katër javë.

Të premten, autoritetet raportuan 8000 infeksione të reja me koronavirus.

Asnjë paralajmërim për një rrezik në rritje të koronavirusit nuk është lëshuar ende për zonën në Greqi ku familja mbretërore ndodhej me pushime.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për