Hajdaraga takim me zv.kryeministrin grek: Zbatim të projekteve konkrete me interes të ndërsjellë
November 8, 2025
Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga ka zhvilluar një takim me Zëvendës Kryeministrin e Greqisë, Kostis Hatzidakis.
Ambasada shqiptare bën të ditur se gjatë këtij takimi miqësor dhe produktiv, Hajdaraga dhe Hatzidakis kanë diskutuar mbi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe zbatimin e projekteve konkrete me interes të ndërsjellë.
Ambasadorja shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë në procesin e negociatave për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Ky takim konfirmoi vullnetin e përbashkët për të forcuar dhe çuar përpara marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Greqisë”, nënvizon ambasada shqiptare në Athinë







