×
Monday, August 15, 2022

Greqia shton masat në kufi me Turqinë për të ndalur migrantët

February 28, 2020

Greqia shtrëngoi kontrollet kufitare të premten, duke dërguar forca të sigurisë për të sprapsur migrantët që po i drejtohen vendit në rrugë detare e tokësore pas paralajmërimit të Turqisë se nuk do ta ndalë më, largimin e refugjatëve.

Greqia është porta kryesore për qindra mijëra refugjatë që ndodhen në Turqi, shumë prej të cilëve Siria të detyruar për t’u larguar për shkak të luftës. Ankaraja e frenoi rrjedhën e emigrantëve drej Evropës falë një marrëveshje me BE-në në vitet 2015-2016.

Njoftimi i autoriteteve turke se nuk do t’i përmbahen më marrëveshjes ka bërë që Greqia të dërgojë më shumë trupa policore në kufirin verior të vendit dhe të rrisë patrullimet detare rreth ishujve të saj.

Një zyrtar i lartë turk tha se vendimi i Ankarasë vjen si përgjigje ndaj vrasjes së 33 ushtarëve turq në një sulm ajror në Siri.

Sipas agjencisë “Reuters” në një vendkalim tokësor, policia u pa tek ndalonte autobuzë dhe u mohoi hyrjen dhjetëra personave, mes tyre familje me fëmijë, të cilët kishin qëndruar në një territor të diskutueshëm mes Pazarkules së Turqisë dhe Kastanitës së Greqisë.

“Ata nuk do të hyjnë në vend, janë të paligjshëm”, tha një zyrtar i qeverisë greke për agjencinë “Reuters”. Deri në mbrëmje me qindra vetë mbërritën në vendkalimin e Kastanasit. Një zyrtar i ministrisë së Mbrojtjes tha se autoritetet greke mbyllën zyrën doganore.

“Reuters” njoftoi se më herët gjatë ditës më shumë se 60 migrantë, shumica prej tyre nga Afganistani, kishin mbërritur me gomone në ishullin Lesbos. Një tjetër gomone me 50 vetë arriti në ishullin e Samosit sipas policisë.

Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis zhvilloi një bisedë mbi këtë çështje me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments